Arsimtarja Fatmire Bogiqi ka nevojë për ndihmën tuaj

Ka më shumë se 30 vite që jep mësim në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Mazreku’’ të Malishevës.

Gjenerata të tëra nxënësish kanë kaluar nëpër orët e saj të mësimit . Është kjo arsimtarja e Gjuhës dhe letërsisë shqipe Fatmir Bogiqi e cila kohëve të fundit po vuan nga një sëmundje e rëndë e që për shërim jashtë vendit i duhen së paku 25 mijë euro.

Shkolla e fillore e ulët Ibrahim Mazreku ka filluar aksionin për ti grumbulluar mjetet për arsimtaren Fatmire.

Urojmë që mjetet të grumbullohen sa më parë dhe që arsimtarja Fatmire ti kthehet nxënësve të saj.