Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Arrestohet Shpresim Uka – Malisheva Press

Arrestohet Shpresim Uka

shpresim_uka

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë Shpresim Ukën, i dënuar me 15 vjet burgim në rastin “Bllaca”,

Policia ka qenë duke e kërkuar Ukën tash e 3 vjet.
Ai është dënuar me 15 vjet burgim për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe për tentimvrasje ndaj zyrtarit të LDK-së, Adem Salihaj.

“Policia e Kosovës ka arrestuar Shpresim Ukën sot në mëngjes në një operacion policor që është zhvilluar në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Arrestimi u bë pas punës së njësiteve policore sidomos atyre që merren me informacion dhe inteligjencë”, ka thënë për KTV-në, Daut Hoxha zëdhënës i Policisë.

Në ditën e publikimit të aktgjykimit nga gjyqtari i EULEX-it, Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla nuk ishin paraqitur në Gjykatë dhe qysh atëherë ishin arratisur. Policia kishte arritur që ta arrestonte Driton Hajdarin ndërkaq Bekim Syla është ende në arrati.