Arrestohet një person në Malishevë

arrestime foto

Dje rreth orës 17:25 në Malishevë, një femër ka raportuar në polici për dhunë fizike që i është  shkaktuar nga bashkëshorti i saj. Viktima ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj i cili ishte nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar atë fizikisht, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Me ç’rastë si pasojë e këtij sulmi të dhunshëm ajo ka pranuar tretman mjekësorë në QKMF në Malishevë. Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. Njofton Policia e Kosovës.