Arrestohet një person në fshatin Llazicë

Dje në fshatin Llazicë të Malishevës është arrestuar një person i dyshuari, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë personin tjetër. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.