Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Arrestohen tre zyrtarë të “Hidroregjionit Jugor”: Me fletëdëftesa keqpërdorën mijëra euro – Malisheva Press

Arrestohen tre zyrtarë të “Hidroregjionit Jugor”: Me fletëdëftesa keqpërdorën mijëra euro

arrestimiTre zyrtarë të kompanisë Ujësjellësit “Hidroregjionit Jugor” në Prizren, janë arrestuar të mërkurën nën dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare duke përvetësuar mjete financiare të kompanisë.

Personat e arrestuar janë: H.G. (1966), F.B. (1973) dhe I.RR. (1954).

“Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, sipas autorizimeve të prokurorisë kompetente, ka ndërmarr veprime e nevojshme hetimore disa mujore në kompaninë e Ujësjellësit të Hidroregjionit Jugor lidhur me dyshimet se disa zyrtarë të kësaj kompanie duke keqpërdorë detyrën zyrtare kanë përvetësuar mjete financiare të kompanisë dhe sot me datë 04.11.2015, janë arrestuar të dyshuarit si në vijim: H.G. viti i lindjes 1966, mashkull/shqiptar, F.B. viti i lindjes 1973, mashkull/shqiptar dhe I.RR. viti i lindjes 1954, mashkull/shqiptar.

Si rezultat i procedurave hetimore dhe operacionale janë gjetur prova të mjaftueshme se ekziston dyshimi i bazuar se personat e dyshuar tani më të arrestuar të lartpërmendur me iniciale kanë kryer veprat penale’ keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘ përvetësim në detyrë’, duke përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dhe duke i shkaktuar dëme material kësaj kompanie mbi 23.000 mije Euro (kjo shifër është konstatuar nga kompania), mirëpo ka dyshime se vlera mund të jetë më e madhe pasi që edhe tridhjetë e nëntë (39) blloka (me fletëdëftesa) me nga tridhjetë e tri (33) dëftesa nuk janë dorëzuar në kompani dhe shuma e përvetësuar nga ana e këtyre zyrtarëve mund të ndryshoj.

Hetimet janë udhëhequr nga Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij ndaj tre (3) të dyshuarave të potencuar me lartë është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com