Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Arrestohen 5 kosovarë në Ulqin, brohorisnin ‘Ulqini është Kosovë’, ‘F… Serbia’ – Malisheva Press

Arrestohen 5 kosovarë në Ulqin, brohorisnin ‘Ulqini është Kosovë’, ‘F… Serbia’

ulqiniPesë shqiptarë nga Kosova që jetojnë në Gjermani, janë gjobitur me nga 300 euro, për shkak se gjatës natës mes të dielës dhe të hënës kanë brohoritur nëpër Ulqin parulla nacionaliste.

Të rinjtë me inicialet D.D (24), K.C. (22), K.I. (31), K.K. (26) dhe S.E. (24), ishin dërguar në paraburgim pasi ishte njoftuar policia se një grup i të rinjve kanë prishur rendin publik, duke brohoritur “Ulqini është Kosovë”, “Fucking Serbia, “Kuq e Zi” dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), transmeton lajmi.net.

“Në policinë e Ulqinit pas mesnatës së të dielës, ishte raportuar se në afërsi të plazhit të vogël një grup i të rinjve po brohorasin parulla nacionaliste. Kolegët tanë kanë arritur të ulin pesë meshkuj në bankën e të akuzuarve, të cilët menjëherë pas këtij veprimi ishin dërguar në stacionin e policisë dhe më pas ishin sjellë para gjyqtarit për kundërvajtje. Të gjithë ata janë gjobitur për kryerje të veprës penale në bazë të rendit dhe qetësisë publike”, kanë deklaruar në administratën e policisë.

Përndryshe, përveç pesë shqiptarëve, janë dënuar edhe ulqinakët tek të cilët kishin banuar.

“Asnjëri prej tyre nuk ishte regjistruar si pushues, dhe për këtë arsye janë dënuar me nga 150 euro pronarët e shtëpive në të cilat kishin banuar shqiptarët e Kosovës”, ka thënë tha një bashkëbisedues i “Vijesti”. /lajmi.net