Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Arrestimet e opozitarëve nxisin protesta në Prishtinë – Malisheva Press

Arrestimet e opozitarëve nxisin protesta në Prishtinë

protesta1

Dita e mërkurë në Prishtinë ka nisur me aksionin e Policisë për të arrestuar katër deputetë opozitarë të dyshuar për veprën penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, shkruan sot Koha Ditore.

U arrestua Donika Kadaj-Bujupi e AAK-së, derisa tre deputetët e VV-së – Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli – nuk u zunë nga Policia.

Arrestimit opozita iu përgjigj me protesta, të cilat gradualisht eskaluan në përplasje mes opozitarëve dhe Policisë, ku nga njëra anë u përdorën gurë e kokteje molotovi, e nga tjetra gazi lotsjellës.
Vendimi i pasdites për 30 ditë paraburgim për deputeten e AAK-së nxiti përshkallëzimin edhe më të madh të protestave, të cilat deri në orët e mbrëmjes degraduan në vandalizëm dhe shkatërrim të pronës.

Me rënien e territ, përplasja u ndal, por rrugëve të qytetit mbetën pasojat e saj, derisa gjasat për një zgjidhje të situatës duken edhe më të largëta.