Arresohet miku i Thaçit: Kushtëzonte punësime me para

miku i thaçitDje janë arrestuar dy persona të cilët sipas policisë ata kanë mashtruar në emër të PTK-së dhe kanë vënë në lajthitje persona duke u marrë para në vlerë prej 5 mijë eurove.  Njëri nga të arretuarit sipas burimeve tona është Gazmend Isufi nga Drenasi, i cili është mik i ngushtë i Hashim Thacit.

Sot policia përmes njoftimit në mdeia ka bërë të ditur se pas një ankese të një qytetari më 6 tetor të këtij viti dhe pas hetimeve zhvilluara lidhur ka arrestuar dy persona.

Sipas njoftimit nga Policia, pas hetimeve, janë arrestuar dy persona, transmeton Koha.net.

Personi i dyshuar me inicialet G. I. (1977), dyshohet se ka kërkuar para në vlerë 5.000 (pesë mijë) euro për punësimin e një personi, ndërsa sipas hetimeve paraprake të zhvilluara nga Policia e Kosovës, duke përfshirë edhe intervistimin e disa dëshmitarëve, i dyshuari i lartcekur G. I. me qëllim të punësimit kishte pranuar para në vlerë mbi 12.700 euro (dymbëdhjetëmijë e shtatëqind euro).

I dyshuari G. I. dyshohet se ka kryer veprat penale ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘mashtrim’, ndërsa i dyshuari tjetër A. Z. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘shkelje e fshehtësisë së procedurës’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për shkak se pa autorizimin e organit kompetent ka zbuluar informata për të cilat është njoftuar në procedurën zyrtare që sipas ligjit nuk mund të zbulohen apo ato informata janë shpallur si fshehtësi me vendim të gjykatës apo të organit kompetent.

Me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarve të lartcekur u caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh.