Arllat: Goditet për vdekje këmbësori, arrestohet shoferi

arllat

Në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit është arrestuar një person, pasi që i njëjti  duke lëvizur me veturën “Toyota Ladcruiser” nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës  ka goditur një këmbës mashkull. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë . Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje, njofton Policia e Kosovës, e cila nuk bëri të ditur identititetin e viktimës, e as të arrestuarit. /MalishevaPress