Aplikimi për kuponë fiskalë nga 1 deri më 31 tetor

kupona_fiskal_zarfi-780x439Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se aplikimi për rimbursimin e mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për tremujorin e tretë 2016, fillon nga 1 tetor dhe zgjat deri më 31 tetor.

“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal”, ka njoftuar ATK-ja.
Pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës. Aplikimi në sistemin elektronik mund të baht vetëm deri më 31 tetor, kurse dorëzimi i plikove me kuponë fiskal nëpër pikat e Postës së Kosovës mund tw bëhet deri mw 4 nëntor, shkruan Telegrafio.

“Afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal është nga 1 tetori deri më 4 nëntor 2016”.

 ATK, do të shqyrtoj të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursoj mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015. /Telegrafi/