Anëtari i kryesisë së LDK-së në Malishevë rehatohet nga minstri i financave, reagon qytetari për padrejtësi(foto-dokument)

Zvarritja e formimit të institucioneve qendrore ka bërë që shumë ministri të shpallin konkurse përmes së cilave tentohet të mbushen me njerëz të afërt me parti dhe zyrtarë të lartë të qeverisë.

Njëra nga partitë që po vazhdon me rekrutimin e anëtarëve të saj në poste publike është Lidhja e Demokratike e Kosovës e cila sidomos përmes Ministrit të Financave e cila ende udhëhiqet nga ministri në detyrë Avdullah Hoti po bën kërdi me punësime partiake duke shkelur kandidatët e mirëfilltë.

Ditë më parë në këtë ministri gjegjësisht në Administratën Tatimore të Kosovës janë rehatuar një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të këtij subjekti në mesin e të cilëve edhe Fatmir Ademaj i cili është anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Malishevë dhe kandidat për asamblist i kësaj partie për zgjedhjet e 22 tetorit.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe një i ri nga Komuna e Malishevës i cili ka pretenduar se padrejtësisht ka mbetur jashtë listës së të pranuarve për shkak se nuk ka qenë pjesë e kësaj partie për çka ky i ri është drejtuar redaksisë së mp duke shprehur indinjatën për siç ka thënë ai rehatimin e militantëve të LDK-së nga kjo ministri.

Më poshtë gjeni dokumentet dhe letrën e të riut i cili për arsye sigurie ka dashur të mbetet anonim derisa emri është i njohur për redaksinë.

 

 

 

 

 

 

Linku:http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2017/08/Njoftim-mbi-kandidatin-e-suksesh%C3%ABm-pozita-Inspektor-Tatimor.pdf 

Pershendetje portali Malishevapress,

Permes ketij mesazhi deshta te ju drejtohem juve qe te paraqes nje pakenaqesi dhe shqetesim lidhur me nje konkurs publik te shpallur nga Administrata Tatimore e Kosoves – ATK, me date 13.06.2017 per poziten Inspektor Tatimor.
Une jam njeri nga aplikuesit per kete pozite, por qe nuk jam perzgjedhur si kandidat i suksesshem.

Ne kete proces te perzgjedhjes se kandidateve per poziten e lartecekur eshte pranuar kandidati Fatmir Ademaj nga Llapçeva, njeherit edhe anetar i Kryesise se LDK-se, dega ne Malisheve.
Ketu verehet me se miri se si ATK perdoret per rehatimin e militanteve, anetareve te kryesise, duke ditur se ky Institucion eshte nen autoritetin e Ministrise se Ekonomise dhe Finacave e drejtuar nga ministri ne detyre, z. Avdullah Hoti, nga kjo nenkuptohet se si LDK po perdor institucionet per rehatimin e personave brenda ketij subjekti politik.

Konsideroj qe edhe shume kandidateve tjere u eshte bere e padrejte me rastin e zgjedhjes se kandidateve vetem qe nuk jane te radhitur nga radhet e LDK-se.

Shpresoj qe te perbej lajm ky shkrim per hir te interesit publik dhe njeherit me shprese qe ne te ardhmen mos te perseriten dukurite e njejta.
Te bashkangjitur do te keni edhe listen e kandidateve te pranuar ne kete konkurs.

Kerkoj qe mos te me publikohet emri, por vetem informatat qe ju kam dhene t’i perpunoni dhe te pergatitni artikullin ashtu siç mundeni ju.

Faleminderit per mirekuptim!