Anëtarët e Kuvendit Komunal në Malishevë sot dhanë betimin

Sot, është mbajtur mbledhja konstituive e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku 31 anëtarët kuvendit e kanë dhënë betimin solemn, si dhe e kanë nënshkruar deklaratën e betimit. Po ashtu sot, edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka dhënë betimin para anëtarëve të Kuvendit të Komunës.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka gjithsejtë 31 anëtarë, ndërsa kjo legjislaturë përbëhet nga pesë subjekte politike. NISMA me 11 anëtarë, PDK me 9 anëtarë, LDK me 6 anëtarë, VV me 4 anëtarë dhe AAK me 1 anëtar. Mbledhja e parë është drejtuar nga asambleistja e VV-së,  Hidajete Mazreku, si anëtarja më e vjetër e kuvendit.