Analizë e Kampionatit botëror të Atletikës Londra 2017

Shkruan: Adrian Mazreku, Trajner i atletikës

Kampionati botëror i Atletikës i ngjau Kampionateve botërore të sporteve kolektive ku u luftua vetëm për medalje. Kampionati i 16 botëror i atletikës solli shumë befasi duke filluar nga dështimet e shumë atletëve dhe rikthimin i të tjerëve, dështim nga i madhi Usain Bolt dhe rikthimi i Justin Gatlin edhe pse ky i fundit 35 vjeçar.

Dështim total nga përfaqësuesja e Jamajkës ku nuk arritën të jenë në pjesën e sipërme të tabelës së medaljeve si shtet ndërsa këtë dështim e shfrytëzuan shumë mirë amerikanët për rikthimin në krye të botës sa i përket medaljeve. Dështimin e Jamajkës dhe mungesën e Rusiës për shkak të përjashtimit e shfrytëzuan mirë shtetet e Afrikës Kenia dhe Afrika e jugut ku u renditën në vendin e dytë dhe të tretë ndërsa Jamajka që në Kampionatin e kaluar Pekini 2015 ishte e dyta me 12 medalje, në këtë Kampioant u rendit vetëm në pozitën e 16 me 4 medalje.

SHBA dominoi bindshëm me gjithsej 30 medalje 10 të arta, 11 të argjenda dhe 9 të bronzta Kenia e dyta me gjithsej 11 medalje dhe Afrika e jugut e treta me 6 medalje. Përpos një rekordi të Kampionateve botërore në 3000 m me pengesa ky kampionat nuk solli asnjë rekord botëror. Mungesa e rekordeve karakterizohet nga disa faktorë: në këto gara bëhet luftë taktike për fitore dhe më pak garohet për rezultat, faktori tjetër është se në Kampionate botërore nuk ka përfitime të mëdha sikur në ligën e diamanteve dhe një faktorë tjetër mund të jetë edhe kushtet klimatike të cilat mbretërojnë zakonisht në Londër.Kosova u përfaqësua me atletin Astrit Kryeziu në disiplinën 800 m ku tregoi një performancë të mirë.