Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Analistët politik kundër Zajednices Serbe – Malisheva Press

Analistët politik kundër Zajednices Serbe

Mustafa-Vuciicc11Pas kërkesës së kryetarëve të komunave me shumicë serbe drejtuar qeverisë në Prishtinë dhe asaj në Beograd që të përshpejtojnë në procesin e krijimit të Asociacionit të komunave serbe, analistët politikë i kanë tërhequr vërejtjen qeverisë së vendit që të jetë syçelë në këtë drejtim.

Ata konsiderojnë se Kosova duhet të jetë e kujdesshëm në atë se çfarë negocion me palën serbe për krijimin e këtij asociacioni.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti ka thënë për Radio Kosovën se dhënia e kompetencave ekzekutive këtij asociacioni do të kuptonte krijimin e një entiteti shtetëror.

“Dhënia e kompetencave ekzekutive do të ndryshonte strukturën dhe formën e sistemit juridik në Kosovë që do të ishte i ndryshëm nga ai çfarë është i paraparë me kushtetutë dhe kjo do të sillte edhe probleme të tjera”, tha Hoti.

Ndërsa, analisti Jetmir Bakija nga KDI-ja i ka thënë se çfarëdo kompetence tjetër që del jashtë rendit kushtetues do të ishte një dëm i madh për vendin.

“Nëse negociohet një asociacion që është jashtë rendit kushtetues dhe i jepen disa përgjegjësi këtij asociacioni që janë të ndjeshme dhe mund të jenë bllokuese për nivelet qendrore atëherë ne po flasim për një strukturë që do të jetë e dëmshme për Kosovën”, shprehet Bakija.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protesta gjithë popullore pas 25 gushtit, për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Kundër asociacionit janë shprehur edhe dy partitë tjera opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën./koha.net