Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Amerikani me prejardhje serbe merr komandën e KFOR-it në Bondsteel – Malisheva Press

Amerikani me prejardhje serbe merr komandën e KFOR-it në Bondsteel

Roli i KFOR-it mbetet i pandryshueshëm, në ofrimin e një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes.

Kështu tha koloneli Nick Ducich i cili mori komandën e KFOR-it në Bondsteel. Pas ceremonisë së bartjes së komandës së Grupit luftarak Shumëkombësh Lindje, nga koloneli MIchael Spraggins, koloneli Nick Ducich nga California, i cili sapo mori detyrën e re tha se ky mision ka rëndësi të veçantë për të, pasi që është oficeri i parë amerikan me prejardhje serbe, që komandon grupin shumëkombësh të betejës-Lindje.

“Roli i KFOR-it mbetet i pandryshueshëm, kontribuim për lirinë e lëvizjes dhe një ambient të sigurt. Ne do të vazhdojmë të mbajmë jo anshmërinë, derisa do të punojmë të mbështesim zhvillimin e një Kosove stabile të qetë, për të gjitha palët e interesuarit në regjion. Ky mision ka një rëndësi të veçantë personale për mua. Unë jam oficeri i parë amerikan me prejardhje serbe, që komandon grupin shumëkombësh të Betejës-Lindje. Unë jam i privilegjuar të shërbej këtu dhe të jap angazhimin tim me të madh, për një ambient të sigurt për gjithë popullin e Kosovës”, tha Ducich.

Ndërsa i pyetur për rolin e KFOR-it, në rast të aktivizimit dhe arrestimeve nga Gjykata Speciale, ai tha se nuk janë pjesë e proceseve politike, por do të jenë të gatshëm, t’i përgjigjen ndonjë trazire të mundshme.

“Ne nuk do të jemi pjesë e këtij procesi politik. Ne do të jemi të gatshëm t’i përgjigjeshim ndonjë trazire, të cilat do të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit”, tha ai.

E komandanti në largim Michael Spraggins tha se është i lumtur që po kryen misionin e tij, por njëkohësisht dhe i mërzitur që po largohet nga Kosova.

Ndërsa tha se ndjehet krenar, për punën që ka bërë në kuadër të KFOR-it.

E zëvendëskomandanti i KFOR-it Janos Csombok tha se ky ndryshim i komandës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara, si një kontribuues i manovrimit të KFOR-it.