Alpinistet nga Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” nuk kanë të ndalur (Foto)

Të dielën me datë: 27.05.2018, Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” ishte me ekspeditë në ngjitje për në Malin e Korabit (Shqipëri) i cili është ndër Malet më të larta të Evropës Juglindore dhe është i lart 2765m/lid. Alpinistët nga Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” me sukses kanë përfunduan ngjitjen e tyre në majat e këtyre bjeshkëve të bukura të Shqipërisë dhe nga atje ekskluzivisht kanë sjellë disa fotografi në redaksinë tonë që pasqyrojnë bukuritë e bjeshkëve të Shqipërisë.

Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” tash do të ketë edhe ngjitje tjera dhe vizita të ndryshme të karakterit malor, sportiv dhe kulturor. Kështu ka njoftuar Kryetari i Klubit Burim Buzhala për MP/.