Albulena Haxhiu kërkon arrestimin e Kadri Veselit, ky është reagimi i Beqir Kalludrës

Ka përfunduar edhe seanca e sotme gjyqësore kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes për hedhje të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit gjatë legjislaturës së kaluar.

Në gjykatë sot për të dëshmuar lidhur me rastin kanë dëshmuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, Naser Osmani dhe Bekim Haxhiu.

Ndërsa, nuk janë paraqitur Kadri Veseli dhe Armend Zemaj.

Për arsye të mospjesëmarrjes në seancë në cilësinë e dëshmitarëve, deputetja Haxhiu ka kërkuar nga gjykatësi Beqir Kalludra arrestimin e tij Veselit, raporton Periskopi, por gjykatësi Kalludra ka heshtur dhe ka përfunduar edhe seancën e sotme, duke e caktuar atë të radhës më 20 dhjetor në ora 09:00. /Periskopi/