Albin Kurti përgënjeshtron në gjykatë Blerta Deliun: Kurrë s’e kam thënë këtë deklaratë të tmerrshme

Blerta Deliu, deputete e PDK-së, ka thënë se e ka parë deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti duke hedhur gazin lotsjellës në 8 tetorin e vitit 2015.

Deliu ka treguar edhe për fjalët e Kurtit, që sipas saj, ai i ka thënë pasi që e kishte hedhur gazin lotsjellës.

“Këtu duhet 50 qesi m’i kallë. Këtë vend duhet me kallë”, kishte qenë deklarata e mëhershme e Kodrës, sipas prokurorit të rastit, shkruan Periskopi.

Kodra e ka konfirmuar ta ketë thënë këtë deklaratë, kur është pyetur nga gjykatësi Beqir Kalludra.

“Po është e vërtetë që unë e kam dëgju zotin Kurti kur ka thënë se në këtë vend duhet m’i dhezë edhe 50 të tjera dhe këtë vend duhet me kallë”, ka thënë ajo.

Por, vetë Albin Kurti tha se këtë deklaratë të tmerrshme nuk e ka thënë kurrë.

Kurti e pyeti Kodrën: Si është e mundur që ju, gjersa ishit e preokupuar me veten për të dalë nga objekti, ju e kujtuat deklaratën vetëm kur ju pyeti prokurori?

Ndërsa, Kodra tha: Unë e kam dëgju atë deklaratë kur kam dalë nga ulësja ime. Jam e bindur se atë deklaratë e kam dëgju. /Periskopi/