Albin Kurti nesër shpalos programin e Vetëvendosjes në Malishevë

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë, me anë të një video/njoftimi zyrtarë në faqen e saj në facebook, ka ftuar qytetarët e Malishevës, që nesër me datë 3 qershor, nga ora 17:00, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, të marrin pjesë në tubimin e madh elektoral.

Në këtë tubim madhështor do të shpalosen Prioritetet e Republikës dhe pjesëmarrës do të jetë     z. Albin Kurti, kandidati  i nominuar për kryeministër nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Më poshtë keni video/ njoftimin nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qytetarë të Malishevës

Ftoheni të merrni pjesë në TUBIMIN PUBLIK NË MALISHEVË ku do të shpalosen PRIORITETET E REPUBLIKËS nga Kryeministri i ardhshëm ALBIN KURTI.

E SHTUNË(nesër), 3 QERSHOR, ORA 17:00, Shtëpia e Kulturës “TAHIR SINANI”

Malisheva #meZemër me VETËVENDOSJE-n