Albin Hoti fiton kampionatin kombëtar në garën e vrapimit 3000m (Foto)

Sukseset e atletëve të Klubit të Atletikës “Malisheva” nuk kanë të ndalur, krejt kjo falë angazhimit të stafit të klubit dhe përkushtimit të atletëve. Suksesi i fundit është ai i atletit Albin Hoti, i cili ka fituar vendin e parë dhe meqë rast është shpallur kampion kombëtar në 3000m. Këto gara janë zhvilluar të hënën me 29 janar 2018, në stadiumin “Elbasan Arena” në qytetin e Elbasanit në Shqipëri. Hoti ka fituar medaljen e artë në vrapimin 3000m, në një konkurrencë të fortë mes atletëve që merrni pjesë në kampionatin kombëtar.