Alarmante: Deri më tani janë parë 500 fëmijë si pjesë e fushatës zgjedhore

Florent Spahia nga KDI, ka thënë se kanë monitoruar deri tani mbi 100 tubime e sipas tij fëmijët janë duke u përdorur në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale.

Spahia në Info Lokale ka thënë se ka 500 fëmijë të cilët janë parë pjesëmarrës në tubimet e deri tanishme në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 22 tetorit, transmeton Klan Kosova.

”Deri tani kemi monituarar 161 fushata zgjedhore nga shumica prej tyre kanë qenë tubime elektorale”.

”Janë kryesisht tubime të qeta, nuk ka ndonjë tubim që ka pas ndonjë ekses. Vërehet një prani e fëmijëve në fushata”.

”Ajo cka është vërejtur tek subjektet është se ata po tentojnë të përdorin fëmijët në këto fushata elektorale. Rreth 500 fëmijë kanë marrë pjesë deri më tani në këtë fushatë”.