‘Al Petrol’ vazhdon mbylljen e pompave në gjithë Kosovën

al-petrol

Kompania e derivateve të naftës ‘Al Petrol’ duket se është në krizë të madhe. Kjo pasi që ka kompania në fjalë ka filluar mbylljen e pikave të shitjes nëpër qytete të ndryshe të Kosovës.

Pas mbylljes së pikës së shitjes në Shipkovicë të Mitrovicës, ‘Al Petrol’ ka mbyllur edhe një pikë të shitjes në Prizren.

Në këto foto të siguruara nga portali Veriu.info, shihet pompa e derivateve të mbyllura në Prizren në afërsi të bazës së KFOR-it gjerman.

Mësohet  se ‘Al Petrol’ e ka mbyllur pikën e shitjes edhe në fshatin Dushanovë të Prizrenit.

Ditëve të fundit portali në fjalë disa herë ka tentuar të kontaktoj me kompaninë, por përveç asistentes së telefonit zyrtar, askush nga departamenti i informimit nuk është përgjigjur, duke mos preferuar të thonë asnjë fjalë për mbylljen e shumë pompave të derivateve të naftës nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Ndryshe, vitin e kaluar mediat kishin shkruar se ‘Al Petrol’ po i vjedh konsumatorët, gjë që mund të jetë tregues për gjendjen nëpër të cilën po kalon kjo kompani tash.