Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Akuza e kundërakuza ndërmjet Agjencisë së Akreditimit dhe Kolegjit ISPE – Malisheva Press

Akuza e kundërakuza ndërmjet Agjencisë së Akreditimit dhe Kolegjit ISPE

ispe
Pas denoncimit që i bëri Agjencia e Kosovës për Akreditim në Policinë e Kosovës Avni Mazrekut, pronar i kolegjit ISPE për falsifikim të një fletëpagese në vlerë 19,300 euro, ky i fundit ka reaguar duke thënë se “Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në vend që të fokusohet në detyrën e saj prioritare, që është sanimi i gjendjes së krijuar pas arrestimit të kreut dhe fillimit të hetimeve ndaj dy personave më përgjegjës të saj, të dyshuar për korrupsion, ka vazhduar luftën hakmarrëse dhe irracionale kundër Kolegjit ISPE. Sipas tij, taktika është e njohur: të zhvendoset vëmendja e opinionit nga gjenda jashtëzakonisht e rëndë në një agjenci vitale shtetërore, që ka dështuar të bëhet filtër i sistemit të arsimit të lartë në bazë të avancimit të cilësisë dhe pengimit të instalimit të anti-vlerës në këtë sistem.”
Në fund, pos tjerash, Mazreku kërkon nga organet që të përfundojnë hetimet ndaj AKA-së sa më shpejtë që është e mundur, sepse fantazmat e saj kanë filluar të ndërhyjnë dhe pengojnë seriozisht Kolegjin ISPE pikërisht në ato punë për të cilat këto fantazma ishin të paguar për ta siguruar: vijimësinë e qëndrueshme dhe kualitative të procesit akademik”.
Pas këtij reagimi të Mazrekut, i menjëhershëm ka qenë kundër reagimi i i AKA, ata kanë prezantuar fakte të reja me të cilat dyshojnë se kolegji ISPE ka mashtruar prindërit, studentët dhe të gjithë qytetarët se gjëja ka bashkëpunim me Universitetin e Bremenit në Gjermani.
Agjencia e Kosovës për Akreditim i është drejtuar Universitetit të Bremenit në Gjermani, me disa pyetje konkrete rreth nivelit të bashkëpunimit të tyre me Kolegjin ISPE.
“Në pyetjen tonë lidhur me një marrëveshje të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit të Drejtësisë në Universitetin e Bremenit dhe Kolegjit ISPE të nënshkruar më: 08.11.2011, drejtoresha e Zyrës Ndërkombëtare të Universitetit të Bremenit, Dr. Annette Lang është përgjigjur se ‘kjo marrëveshje e bashkëpunimit ka skaduar’. Në pyetjen tjetër rreth të drejtës së Kolegjit ISPE për përdorimin e logos së Universitetit të Bremenit, znj. Lang është përgjigjur: ‘më duhet të konfirmoj se ISPE-së definitivisht nuk i lejohet që të përdorë logon e Universitetit tonë. Kjo veçse ka qenë çështje në një diskutim të mëhershëm dhe Universiteti i Bremenit definitivisht ia ka ndaluar ISPE-së përdorimin e logos”, thuhet në komunikatë. /MalishevaPress

 

AKA Komunikatë – Edhe një mashtrim tjetër nga pronari i Kolegjit ISPE