Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Aktivitetet kryesore të ditës së sotme – Malisheva Press

Aktivitetet kryesore të ditës së sotme

sheshi i deshmoreve malisheveKryeministri Isa Mustafa merr pjesë në seminarin “Rose Roth” i organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni do të flasë  në seminarin “Rose Roth”.(Hotel Swiss Diamond, ora 9:45)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Aksionin për Nëna dhe Fëmijë organizojnë tryezë diskutimi me temë “Shëndeti Seksual Riprodhues dhe të Drejtat e Shëndetit Riprodhues – Raportimi në media dhe evitimi i gjuhës diskriminuese. (Salla e konferencave “Orion” përballë kinemasë ABC, ora 10:00)

Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova do të vizitojë Mitrovicën e Veriut (Stacioni i ri i autobusëve që është në ndërtim e sipër, Rruga Ivo Lola Ribar; ish-kampi Osterode, pra 10:45)

Posta e Kosovës dhe kompania Zone Mobile do të inaugurojnë fillimin e shitjes së telefonave mobilë dhe aksesorëve. (Zyret Postare në ndërtesën kryesore të ish-PTK, lagjja “Dardania”, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00

UNDP do të lansojë botimin special të Pulsit Publik për korrupsionin, në një konferencë për media. (Lokalet e UNDP-së, ora 11:30)

Mbahet konferenca ku do të prezantohen rezultatet e hulumtimit dhe analizës më temë “Praktika e ndërmjetësimin në sektorin biznesor në veriun e Kosovës”. (Kolegji Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica IBCM, në Mahallën e Boshnjakëve në Mitrovicën veriore, ora 12:00)

Kryeministri Isa Mustafa, viziton Mitrovicën ku do të takohet me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri. (Ndërtesa e Komunë së Mitrovicës, ora 13:00)

Kryeministri Isa Mustafa bën një vizitë në Trepçë, ku do të takohet me menaxhmentin dhe minatorët dhe ku do të diskutohet për aprovimin e Ligjit për Trepçën. (Kompleksi Trepça, ora 13:45)

Kryeministri Isa Mustafa viziton biznesin “Missini Sh.p.k.” me 70 punëtorë në Mitrovicë. (Objekti i kompanisë “Missini”, ora 14:30)

Nënshkruhet  “Marrëveshja bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut” (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ora 15:40)

Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës organizon akademi solemne me rastin e 200 vjetorit te Lëvizjes Protestante mes Shqiptarëve. (Hotel Sirius, ora 18:00)