Aktivistja e VV-së tallet me ceremoninë e Nismës të organizuar për kryetarin Begaj (Foto)

Sot, pas seancës konstituive ku kishin dhënë betimin anëtarët e Kuvendit Komunal dhe kryetari i komunës, Ragip Begaj. Në nderim të të cilit ishin angazhuar bashkëpartiakët për ti bërë një pritje speciale atij. Por si duket kjo ceremoni ka nxitur reagimin e shumë qytetarëve në Malishevë në mesin e të cilëve është edhe aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, Agnesa Kastrati, e cila në facebookun e saj ka shkruan një reagim thumbues për këtë ngjarje. Ajo meqë tjerash ka thënë “Begaj, ja paska mësy sot komunës me tepih të kuq, me balona me ngjyrë të Nismës, me tortë dhe fishekzjarrët në pikë të ditës! Sa larg realitetit janë këta njerëz, gërdi dhe mjerim! Është shprehur Kastrati.

Më poshtë reagimi i znj. Kastrati:

Begaj, ja paska mësy sot komunës me tepih të kuq, me balona me ngjyrë të Nismës, me tortë dhe fishekzjarrët në pikë të ditës!

Tepihu i kuq mbi baltë, ua shpërfaq sëmundjen e tyre të pashërueshme për pushtet!
Balonat me ngjyrë partie, tregojnë papjekurinë e tyre politike!
Ndërsa torta, ua vë në pah “llaskucllëkun” për ta gllabëruar paranë publike!
Fishekzjarrët në pikë të ditës shprehin axhamillëkun dhe vuajtjen e tyre për të qenë në qendër të vëmendjes!

Sa larg realitetit janë këta njerëz, gërdi dhe mjerim!