Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Aktivistët e VV-së në Malishevë i përgjigjen aksionit vullnetar për dhurim të gjakut (Foto) – Malisheva Press

Aktivistët e VV-së në Malishevë i përgjigjen aksionit vullnetar për dhurim të gjakut (Foto)

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Qendra në Malishevë i janë bashkuar aksionit vullnetar për të dhuruar gjak, aksion ky që është organizuar sot nga banorët e fshatit Dragobil, të cilët në shenjë të përkujtimit të 19 vjetorit të masakrës së Burimit, kanë ndërmarrë këtë iniciativë për dhurimin vullnetar të gjakut.

Në mesin e aktivistëve të VV-së, të cilët dhuruan gjak, ishin: Alban Krasniqi, anëtari i Kuvendit Komunal, aktivistja Jetmire Vrenezi, aktivisti Adnan Zulfaj dhe aktivistë të tjerë nga ky subjekt politikë. Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare në facebook të Vetëvendosjes në Malishevë.

Më poshtë keni postimin e plotë të VV-së:

Sot, ju bashkuam aksionit vullnetar për dhurimin e gjakut, iniciativë kjo e organizuar nga banorët e fshatit Dragobil me rastin e shënimit të 19 vjetorit të masakrës së Burimit.

Dhurimi vullnetar i gjakut me rastin e kësaj ngjarje të dhimbshme për Malishevën është një aktivitet shumë i rëndësishëm për të ngritur humanizmin dhe solidaritetin në mesin e shoqërisë sonë dhe njëkohësisht për të përkujtuar dhe mos të harruar të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit.

Shpresojmë që kjo iniciativë vullnetare për dhurimin e gjakut të bëhet tradicionale dhe në të ardhmen aksione të tilla vullnetare për të dhuruar gjak të marrin karakter më të gjerë në mesin e shoqërisë sonë!