Aktivistët e Vetëvendosjes pastrojnë mjediset e Ujëvarës së Mirushës (foto)

Aktivistët e qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Malishevës sot kanë pastruar ambientet përreth Ujvarës së Mirushës duke grumbullauar dhjetra thasë me mbeturina.

Kjo është bërë e ditur anga faqja zyrtare e kësaj qendre në të cilën ata kanë bërë të ditur se ky aktivitet ka vite që praktikohet nga ana e tyre.

Ja postimi dhe fotografitë:Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë edhe këtë vit pastruan ambientin përreth Ujëvarave të Mirushës. Aksionit për pastrim ju bashkuan edhe dashamirës tjerë të ambientit. Kjo nismë praktikohet për disa vite, simbolika e së cilës është ruajtja e ambientit. Ambientet turistike sidomos Ujëvarat e Mirushës kanë nevojë për mbrojtje dhe përkujdesje institucionale, por edhe përgjegjësi prej secilit nga ne që ti ruajm dhe mbrojmë sa më shumë këto vende.

https://web.facebook.com/L%C3%ABvizja-Vet%C3%ABvendosje-Malishev%C3%AB-1790953841121539/?fref=ts