Aksion i madh i policisë, arrestohen 27 persona

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 27 persona për vepra dhe incidente të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara në të gjitha rajonet e vendit.

Për të gjitha arrestimet është njoftuar prokurori i shtetit me urdhrin e  të cilit 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.