Aksidenti i mbrëmshëm në Komoran: Njëri nga tre viktimat nga fshati Turjakë

Mbrëmë kanë ndodhur dy aksidente në Komoran në afërsi të pompës së benzinë Al Petrol.

Në aksidentin e parë i cili nga policia është cilësuar si vetaksident kanë vdekur dy të rinj nga Drenasi.

Kurse në akdientin që ka ndodhur në afërsi të aksidentit të parë një makinë e ndihmës së shpejtë e QKMF-së së Malishevës e cila dërgonte një pacient në QKUK ka goditur pas një kamion dhe si pasojë ka vdekur pacienti dhe janë lënduar 3 persona të tjerë brenda makinës së ndihmës së shpejtë.

Sipas policisë “Aksidenti i parë ka ndodhur mbrëmë në orën 20:00, kur drejtuesi i veturës, mashkull K/Shqiptar, derisa ishte duke drejtuar veturën, ka shkaktuar vet aksident trafiku kurse sksidenti i dytë ndodhi vetëm 20 minuta më pas, kur një kamion u ndesh me një autoambulancë”

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar, derisa ishte duke drejtuar autoambulancën, në të cilën kishte një pacient K/Shqiptar, dyshohet nga pakujdesia ka goditur kamionin me targa të Bullgarisë të cilin ishte duke e drejtuar viktima mashkull shtetas i Bullgarisë. Si pasojë e aksidentit, pacienti ka mbetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa lëndime kanë pësuar i dyshuari dhe tre pasagjerët (një femër dhe dy meshkuj K/Shqiptar-e) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./koha.net