Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë (Foto)

Në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, saktësisht tek vendi i quajtur “kroi i mbretit” para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast një veturë ka goditur një lopë. Në fotografitë e siguruara nga Malishevapress/ shihet kafsha e ngordhur në mes të rrugës. para pak çastesh ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti ishte shpejtësia e madhe e veturës me ç’rast aty është zonë e banueshme dhe në shumë raste banoret e asaj zone kalojnë me bagëtitë e tyre nëpër rrugën magjistrale.