Aksident trafiku në fshatin Tërpezë (Foto)

Para pak çastesh në rrugën Malishevë-Prishtinë, gjegjësisht në hyrje të fshatit Tërpezë, te vendi i quajtur “Smonicë” ka ndodhur një aksident Trafiku, me ç’rast janë ndeshur dy automjete, një Audi A3 me targa 01, dhe një Kamionetë. Policia së bashku me zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Deri me tani nuk kemi informata për të lënduar, por nga fotot e siguruara vërehet se bëhet fjalë për një aksident me dëme të konsiderueshme materiale.