Aksident në Prizren, 17 të lënduar

foto 3

Policia ka njoftuar se 17 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prizren.

Në njoftim të Policisë thuhet se deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e të dyshuarit, i cili ka humb kontrollin ndaj automjetit dhe  ka goditur një shtyllë të ndriçimit dhe më pas automjeti është rrokullisur.

“Si pasojë e aksidentit  ngasësi dhe 16 pasagjer, 10 meshkuj dhe 6 femra K-Shqiptare kanë pësuar lëndime trupore  dhe kanë pranuar tretman mjekësorë ndërsa tre prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore të cilët ndalen në spitalin e Prizrenit për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim./KosovaPress/