Aksident në Malishevë, rruga Malishevë-Banjë (Foto)

Sot, rreth orës 12:00, në magjistralen Malishevë-Suharekë, përkatësisht në mes të Fshatit Banjë dhe Malishevës, ka ndodhur një aksident, raporton Malisheva.net.

Nga vendi i ngjarjes na ka dërguar fotografi një lexues i yni. Sipas tij në këtë aksident nuk kishte të lënduar rënd, dhe se nuk dihej për shkaqet e këtij aksidenti.

Policia është njoftuar dhe pritet të na njoftojnë më gjërësisht lidhur me këtë aksident.