Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Aksident i rëndë në Drenas, lëndohen 20 nxënës (foto) – Malisheva Press

Aksident i rëndë në Drenas, lëndohen 20 nxënës (foto)

aksident_drenasNjë aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot, rreth orës 7 e 30 minuta, në fshatin Dritan, ish Dobroshec, të Drenasit.

Pas përplasjes së një kamioni dhe një minibusi, që po transportonte nxënës, kanë mbetur të lënduar 20 sish, nga të cilët 15 u dërguan në trajtim në QKUK, raporton Koha.net.

Bëhet e ditur se ndërhyrja e mjekëve ishte e shpejtë dhe se fëmijët nuk e kanë jetën në rrezik.

Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30.

“Në rrugën e ‘Ferronikelit’ në Drenas ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të një kamioni ‘Mercedes’ dhe një minibusi, ku kanë mbetur të lënduar 17 persona”, ka thënë Flora Ahmeti.

aksidenti_drenas aksidenti_drenas1 aksidenti_drenas2 aksidenti_drenas3 aksidenti_drenas4