Aksident i rëndë ndërmjet dy veturave në Gllarevë (Foto)

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave në Gllarevë të Klinës.

Gazetari “Gazeta Blic” i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, raporton se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Ekipi i Policisë së Kosovës tashmë ndodhet në vendin ku ka ndodhur rasti dhe po i heton shkaqet.

Për pasojë të këtij aksidenti janë shkaktuar edhe kolona të gjata në rrugë.