Aksident i rëndë komunikacioni në Fushë-Kosovë (Foto)

F. kosove

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Fushë Kosovë.

Një autobus dhe një veturë janë ndeshur derisa po qarkullonin në rrugën kryesore në Fushë Kosovë.

Sipas burimeve të Telegrafit nga vendi i ngjarjes, vetura është ndeshur me autobusin e kompanisë “Leci Reisen”.

Nuk bëhet e ditur nëse ka të lënduar, kurse policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarin e aksidentit.

Image