AKSH kërcënon qeverinë, urdhëron Mustafën e Thaçin t’i tërheqin nënshkrimet nga Marrëveshja e Brukselit (Dokument) 

aksh fotoArmata Kombëtare Shqiptare, përmes një deklarate shprehet e shqetësuar për marrëveshjen e fundit, të cilën Kryeministri Mustafa e nënshkroi në Bruksel.

”Deklarajojmë se ne AKSH ndihemi të zhgënjyer nga Kryeministri Mustafa dhe Ministri i punëve të Jashtme Hashim Thaçi lidhur me të ashtuquajturën nënshkrimin e marrëveshjes për decentralizimin e komunave duke i dhënë mundësi të formojnë komuna të reja në Republikën e Kosovës”, thuhet në deklaratën e AKSH, të cilën e ka siguruar Gazeta NewBorn.

AKSH shprehet ashpër kundër Zajednicës dhe nënshkrimit të marrëveshjes për t’i dhënë mundësi shtetit serb që ta kontrollojë Republikën e Kosovës. Kjo armatë urdhëron Thaçin e Mustafën ti tërheqin nënshimet e tyre ”Ju kishim urdhëruar ti hiqeni nënshkrimet e juaja”, shkruhet mes tjerash në kë deklaratë.

Në fund AKSH deklaron se janë të gatshëm edhe të ndërhyjnë në çdo moment, raporton Gazeta NewBorn.

aksh dokument 1 aksh dokument