Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ahmet “pishmani”! – Malisheva Press

Ahmet “pishmani”!

Ndonëse kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme, asambleisti i PDK-së në Malishevë Ahmet Rrahmanaj, si duket ka ndërruar mendje. Këtë gjë e ka bërë të ditur Dega e kësaj partie në një postim në facebook, e cila ka njoftuar se nuk është miratuar dorëheqja e Ahmet Rrahmanaj, dhe se ai do të vazhdojë të qëndroj dhe mbështes PDK-në.

Zakonisht dorëheqjet e parevokueshme nënkuptojnë se ajo nuk mund të kthehet prapa, pra është vendim i prerë, dhe se nuk i nënshtrohet vullnetit të organizatës, për dallim nga ofrimi i dorëheqjes, të cilën e miraton organizata.

Mirëpo si duket z. Rrahmanaj  i ka rënë “pishman” për dorëheqjen e parevokueshme të tij, që e kishte bërë në momentin që PDK-ja kishte bërë koalicion me Nismën dhe AAK-në.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të PDK-së në Malishevë:

Partia Demokratike e Kosovës
Dega, Malishevë
Datë 23.05.2017
Komunikatë për media
Pas mbajtjes së mbledhjes me antarë të kryesisë së degës dhe kryetarët e Nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, u more vendim që kërkesa e z. Ahmet Rrrahmanaj për dorëheqje nga të gjitha funksionet që kishte në PDK dhe si asamblistë në Kuvendin Komunal nga radhet e PDK-së njëzërit u votua kundër, që do të thotë se dorëhejqa nuk është aprovuar.
Z. Rrahmanaj vazhdon fuqishëm me PDK-në si dhe në mbështetje të Kryetarit Isni Kilaj , po ashtu i njëjti vazdon t’i ushtroj të gjitha funksionet që kishte në Partinë Demokratike të Kosovës dega, Malishevë.
Me respkt, Zyra për informim e PDK-së dega, Malishevë.