Agjencia Kundërkorrupsionit publikon listën: Hoxha dhe Morina nuk e deklaruan pasurinë (dokument)


Agjencia Kundërkorrupsionit ka publikuar dje listën e zyrtarëve të lartë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë pranë këtij institucioni.
Në mesin e zyrtarëve të lartë nga komuna e Maishevës janë Drejtori i Bujqësisë Murat Hoxha dhe asamblisti i Kuvendit të Komunës nga PDK-ja Izet Morina.
Sipas ligjit të gjithë zyrtarët e lartë publik janë të obliguar që deri me datë 31 mars të çdo viti ta deklarojnë pasurinë e tyre kurse ata që refuzojnë ta deklarojnë apo nuk e deklarojnë atë pa arsye mund të përballen me organet e drejtësisë për mosdeklarim të pasurisë