Afro 8 mijë euro për rrugën në Lagjen e Gurit në Malishevë (dokument)

Komuna e Malishevës ka përfunduar procedurat e prokurimit publik në lidhje me zgjidhjen e problemet të rrugës në Lagjen e Gurit.

Tashmë është nënshkruar kontrata në vlerë afro 8 mijë euro (7,809.82€) me kompaninë fituese të tenderit N.N.SH. ”World Medium” në Malishevë, shkruan Ndërtimi.info

Për këtë projekt Komuna e Malishevës kishte planifikuar afro 10 mijë euro (9,941.40 €), ndërsa për këtë punë kishin aplikuar tri kompani.