Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Adem Grabovci: Disa Ministra të LDK’së kanë bërë veprime të ngutshme – Malisheva Press

Adem Grabovci: Disa Ministra të LDK’së kanë bërë veprime të ngutshme

adem grabovciNënkryetari i PDK’së, Adem Grabovci, ka folur kundër disa Ministrave të LDK’së në Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ata kanë bërë veprime të ngutshme, duke larguar njerëz nga puna.

Ai ka thënë se pret që Ministrat e LDK’së të bëjnë korrigjimet e nevojshme për t’i ruajtur së pari institucionet e pastaj edhe koalicionin LDK-PDK.

“Aktualisht është duke shkuar mirë koalicioni, me disa përjashtime ndoshta, me disa lëshime të disa ministrave, të cilët i kanë ndërmarrë disa hapa të ngutshme. Vlerësoj që janë në kundërshtim me rregullat e partneritetit, por besoj që do t’i korrigjojnë ato veprime, të cilat së pari dëmtojnë institucionet përkatëse”, ka deklaruar Grabovci, duke thënë se është mandati i tretë që PDK-ja është në qeverisje dhe kjo parti politike asnjëherë nuk ka larguar nga puna mbi baza partiake, por ka vepruar mbi baza profesionale