Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Adem Berisha viziton Qendrën e Rinisë në Malishevë (FOTO) – Malisheva Press

Adem Berisha viziton Qendrën e Rinisë në Malishevë (FOTO)

Qendra e Rinisë në Malishevë ishte ndalesa e sotme e kandidatit për kryetar të Malishevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Adem Berisha.

“Bashkë me kandidatet për Asamble Agnesa Kastrati dhe Mirlinda Zulfaj vizituam Qendrën e Rinisë në Malishevë. Në programin qeverisës për Komunën e Malishevës i kemi kushtuar rëndësi të veçantë rinisë si pjesë shumë me rëndësi për Komunën e Malishevës”, shkruan Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

Berisha gjithashtu ka shkruar se, ky institucion gjithnjë ka kontribuar në formimin dhe suksesin e shumë të rinjve.

“Qendra e Rinisë ka qenë një nga institucionet publike që ka kontribuar në formimin dhe suksesin e shumë të rinjve. Me qeverisjen e re Qendra e Rinisë do të jetë një nga institucionet që do gëzojë mbështetje të përhershme dhe asnjë projekt me rëndësi nga të rinjtë nuk do të mbetet pa u mbështetur nga Komuna”, përfundon Adem Berisha i VV-së. /Malisheva Magazine