Adem Berisha në fshatin Bardh shpalos zotimet e tij për qeverisjen e Malishevës

 

Adem Berisha ka zgjedhur mbrëmë fshatin Bardh ku ka prezantuar alternativën e tij qeverisëse me prioritetet e Lëvizjes VETEVENDOSJE! për Malishevën. Ai ishte i shoqëruar nga kandidati i këtij fshati Hidajet Krasniqi si dhe nga deputetja e Kuvendit të Kosovës Shqipe Pantina.

Postimi i plotë:

Bashkë më bartësin e listës për Kuvendin Komunal, Alban Krasniqin, kandidatët tjerë, Hidajet Krasniqi, Faton Elshanin, Isuf Buzhalen, Hidajete Mazrekun dhe Edonë Hoxha, takuam qytetarët e fshatit Bardh. Në bashkëbisedim me qytetarët e Bardhit shpalosëm alternativen qeverisëse me prioritetet e Lëvizjes VETEVENDOSJE! për Malishevën.

Falënderojmë qytetarët për mbështetjen dhe angazhimin për ndryshim!