Adem Berisha merr mbështetje nga fshati Golluboc

Kandidati i VV-së për Kryetar të Malishevës Adem Berisha bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal, ka mbajtur sonte tubim në fshatin Golluboc.

Më poshtë postimi i plotë në nga faqja zyrtare në fb e z. Berisha:

Sonte ishim në Golluboc, një fshat që të bënë krenar me qëndresën e tij. I shoqëruar nga kandidatët për Kuvendin Komunal Ali Dasheci, Valon Hoti, Shukrie Elezi, Driton Morina, Isuf Buzhala e Muhamet Bytyçi, shpalosëm pikat e programit për Komunën e Malishevës. Vërtetë ishte mbresëlënës mobilizimi i këtij fshati në mbështetje të fitores. Diskutimi i qytetarëve dhe mbështetja për Lëvizjen si shpresa e vetme për ndryshim shihej dhe dëgjohej nga gjithsecili qytetarë i pranishëm. Pas datës 22 tetor Golluboci do jetë një fshat që i dëgjohet zëri dhe do të marrin fund diskriminimi e përçmimi që i ishte bërë ndër vite. Me fshatin model si pjesë e programit do të kompletohet infrastruktura si uji, trotuaret, kanalizimi dhe hapësirat publike të këtij fshati.

#10meMendjedheZemër