Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Adem Berisha është zgjedhur kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë (Foto) – Malisheva Press

Adem Berisha është zgjedhur kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë (Foto)

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë gjatë ditë së djeshme ka mbajtur procesin e brendshëm zgjedhor, për të zgjedhur kryetarin e Qendrës. Aktivistët dhe anëtarët e këtij subjekti politikë përmes parimit një anëtarë një votë kanë votuar, kandidatin Adem Berisha për kryetar.

Aktiviteti i brendshëm zgjedhor i Lëvizjes është bërë i ditur përmes njoftimit zyrtarë në Qendrës.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të VV-së lidhur me procesin e brendshëm zgjedhor:

Sot, në Malishevë anëtarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka votuar në zgjedhjet e brendshme sipas parimit një anëtar një votë për kryetarin e Qendrës. I tërë procesi zgjedhor ka kaluar pa asnjë problem që nga hapja e qendrave të votimit e deri në mbylljen e tyre.

Numër i madh i anëtarëve të Lëvizjes i është përgjigjur obligimit statutor të saj për të votuar për zgjedhjen e kryetarit të Qendrës. Adem Berisha ka marr besimin e aktivistëve për të udhëhequr Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Malishevë bashkë me Komisionin Zgjedhor Ad Hoc të Qendrës i falënderon përzemërsisht të gjithë aktivistët e angazhuar gjatë këtij procesi zgjedhor si organizator apo votues. 
Edhe në këtë proces zgjedhor u dëshmua fryma demokratike dhe emancipimi politik brenda organizatës tonë.