Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Abazi: Suspendimi i Opozitës gozhdë në arkivolin e demokracisë, vizita e Kerry-t s’ka lidhje me krizën – Malisheva Press

Abazi: Suspendimi i Opozitës gozhdë në arkivolin e demokracisë, vizita e Kerry-t s’ka lidhje me krizën

Haki-Abazi-690x380“Kriza politike është duke shkuar drejt eskalimit dhe krijimit marrëdhënieve pa kthim, që ose do të manifestohen me përplasje apo me gjendje të jashtëzakonshme që do të dërgojnë në zgjedhje te reja”, kështu mendon analisti politik dhe drejtori i programeve i Rockfeller Brothers Fund për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi.

Seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës janë karakterizuar  me bllokadë nga Opozita.

Metodat e  përdorura për pezullim të punës së Kuvendit variruan – nga vezët, filikaqat, deri te gazi lotsjellës.

Për zhbllokim të Kuvendit u përdor policia, madje Kryesia e Kuvendit morri vendim për suspendim të Opozitës – disa nga deputetët e saj edhe u arrestuan.

Me këtë vendim nuk pajtohet asesi Haki Abazi, nga Fondacioni Rockfeller Brothers, i cili e konsideron si sulm ndaj demokracisë dhe kapërcim të kompetencave nga Kryesia dhe kryetari i Kuvendit.

“Përjashtimi i opozitës nuk është kompetencë e Kryesisë, Parlamenti është sovrani dhe çdo deputet është i barabartë në fuqinë dhe rolin që ka. Kadri Veseli është vetëm folës dhe drejtues takimesh nuk është fuqi mbi parlamentin. Ajo që ka ndodhur është edhe një gozhdë në arkivolin e demokracisë kosovare,” ka thënë Abazi për Klan Kosovën.

Pakica e Kuvendit kërkon me ngulm tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe si dhe Demarkacionin me Malin Zi.

Nga ana tjetër koalicioni qeveritar fatin e Asociacionit ia ka lënë në dorë Gjykatës Kushtetuese, kurse për  demarkacionin me Malin e Zi kryeministri Mustafa është i gatshëm të krijojë një komision të përbashkët më Opozitën dhe me ekspertë ndërkombëtar, këtë e shpalosi edhe dje në mbledhjen e Qeverisë.

Për tërë këtë krizë, Abazi mendon se nuk duhet të fajësohet Opozita, por fajtori dhe shkaktari i saj sipas tij ëshë Qeveria.

“Destablizimi më së shumti i shkon në përfitim Qeverisë që ka dështuar në të gjitha agjendat dhe tani duhet krijuar një fajtor me çdo kusht. Fajësimi i opozitës për krizën dhe gjendjen katastrofale prej të cilës po ikin qytetarët e Kosovës është njëjtë sikur të akuzoj shoferi udhëtarin për aksidentin të makinës,” thotë Abazi, njofton Klan Kosova.

Manifestimi i Opozitës nuk ka mbetur pa u komentuar nga ndërkombëtarët, por fokus të madh ka pasur edhe arrestimi i deputetit Albin Kurti.

Abazi i cilëson si bashkëfajtorë për gjendjen edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

“Është e qartë që përfaqësuesit te bashkësisë ndërkombëtare duan të jenë miqësor ndaj qytetarëve që dolën, por duke dashur që të ndajnë arrestimin nga manifestimi. Nuk është e sinqertë kjo qasje e aq më pak kur dihet që këta përfaqësues janë bashkëfajtorë për situatën e krijuar meqë disa nga ta kanë qenë sponsorizues dhe insistues për një qeveri që nuk është në fakt koalicion natyror dhe krizat si këto kanë qenë të pritura,” ka konkluduar Abazi.

Në këtë thellim të krizës, opinioni publik vëmendjen e ka të drejtuar nga vizita e sekretarit të shtetit John Kerry, i cili për dy orë do të qëndroj sot në Kosovë dhe do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa dhe dy zëvendësit e tij Hashim Thaçi e Branimir Stojanoviq.

Por vizitën e tij Abazi nuk e ndërlidhë aspak me krizën politike, ai pret mesazhe në vija të trasha për Kosovën.

“Në fakt nuk mendoj që vizita e sekretarit të shtetit ka të bëjë ndonjë gjë me zhvillimet e fundit. Sigurisht që në mbrojtje te vlerave demokratike  ai do të shfrytëzojë rastin për të kërkuar funksionim demokratik të institucioneve, luftim te korrupsionit dhe krimit te organizuar, por shpresoj shumë që ai gjithashtu do të mbështesë agjendën e gjelbër qe është në vijë me qëndrimet e sekretarit Kerry për ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe njëherit plani që Obama është duke u promovuar tani ne Paris,” ka përfunduar Abazi.