Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
AAK premton se tubimi i 28 nëntorit do të jetë paqësor – Malisheva Press

AAK premton se tubimi i 28 nëntorit do të jetë paqësor

AAK1Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dhënë fjalën se tubimi i thirrur nga opozita më 28 nëntor, do të jetë paqësor.

Këtë e ka thënë ky subjekt politik opozitar përmes një komunikate për media, ku thotë se “manifestimi protestues i 28 nëntorit, do të jetë paqësor dhe i qetë” dhe se “opozita e bashkuar është përcaktuar që në këtë tubim të shpalos kundërshtimin civil e qytetar për dy marrëveshje që rrezikojnë funksionimin normal të Kosovës”.

“Në këtë tubim do ta dërgojmë një mesazh për pushtetin. Askush nuk mund të jetë mbi kushtetutën e kundër interesave të vendit, as me nënshkrime e as me këto dy marrëveshje. Ne do të jemi paqësorë dhe tubimi ynë nuk do ta rrezikojë sigurinë e askujt”, thuhet në njoftimin për media të AAK-së, ndërsa thonë se “Policia e Kosovës le ta kryej e qetë punën e saj”.

“Manifestimi ynë ku do të marrin pjesë i madh e i vogël, nuk mund të lidhet me asgjë, përpos me një kundërshtim qytetar për dy marrëveshjet të cilat tashmë po i kundërshton shumica”, përfundon reagimi i AAK-së.