Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
AAK paralajmëron të hënën seancën konstituive, thonë se i kanë votat – Malisheva Press

AAK paralajmëron të hënën seancën konstituive, thonë se i kanë votat

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit nga Komisioni Qendror Zgjedhor, kanë nisur takimet dhe procedurat për formimin e Qeverisë së re, transmeton Periskopi.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj po mban takime e po bën ftesë për të gjitha partitë që t’i bashkohen programit të tyre qeverisës, por këto ftesa u refuzuan nga koalicioni LAA e Lëvizja Vetëvendosje.

Pavarësisht refuzimin të ftesës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende po i mban shpresat tek LDK për formimin e Qeverisë.

Deputeti i zgjedhur nga radhët e koalicionit PAN, Rasim Selmanaj, tha për Periskopin se kanë shpresa që LDK do të bashkëpunoj me PAN’in për formimin e Qeverisë së re.

Më tej, Selmanaj u shpreh i bindur se Haradinaj tashmë ka siguruar votat e deputetëve për formimin e Qeverisë, gjersa bëri të ditur se të hënën është e mundur të mbahet seanca konstituive, transmeton Periskopi.

“Po seanca do të mbahet javën tjetër. Është e mundur që ajo të mbahet të hënën”, tha Selmanaj.

Ai nuk ka përmendur me emra deputetët nga partitë tjera, për të cilët u shpreh i bindur se do ta votojnë Qeverinë Haradinaj.

“Tashmë është e sigurt se Haradinaj ka siguruar votat për formimin e Qeverisë. Nuk do të përmend emra konkret, por të gjithë do të dihen pikërisht në seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të votohet Qeveria. Janë deputetë të zgjedhur dhe ata e kanë mendimin e lirë me votu. Personalisht edhe po të isha në ndonjë subjekt politik, do ta votoja Haradinajn për kryeministër, i cili mendoj se është më i miri në këto rrethana”, deklaroi Selmanaj për Periskopin./Periskopi