A po i mashtrojnë qytetarët ‘’Çeliku’’ dhe ‘’Rambo’’për demarkacionin?

Sot, ndodhi veprimi më i paparashikuar politik në Kosovë. Presidenti Hashim Thaçi publikoi një deklaratë të nënshkruar nga ai dhe Presidenti i Malit të Zi e cila shprehte vullnetin e të dyja palëve që do bashkëpunojnë në çështjet që lidhen me demarkacionin në mes dy vendeve por vetëm pasi që të ratifikohet marrëveshja e vitit 2015 me Malin e Zi e nënshkruar asokohe nga Thaçi dhe cila ishte kundërshtuar fuqishëm nga Vetëvedosje, Nisma dhe AAK si dhe nga qytetarë të shumtë përmes peticioneve dhe protestave. Marrëveshja e demarkacionit e vitit 2015 e nënshkruar nga Thaqi thuhet se i jep 8500 hektarë Malit të Zi.

Çuditërisht sot Thaçi mori përkrahjen e Nismës dhe AAK-së për ratifikimin e marrëveshjes duke u munduar që deklaratën e përbashkët Thaqi-Vujanoviç ta shesin si arritje dhe ndryshim pozitiv derisa marrëveshja mbetet fare e pandryshuar .

Pas kësaj ‘’sallte politike’’ të Limajt dhe Haradinajt kanë filluar edhe reagimet e qytetarëve të cilët fillimisht ishin konfuz nga paraqitja e deklaratës por më pas mësuan se e tëra ishte një kamuflim.

Marrëveshja e vitit 2015 ishte cilësuar e dëmshme edhe nga Komisioni qeveritar ‘’Bulliqi’’ i cili ishte ngarkuar nga vet Haradindaj dhe Limaj për ta rishikuar Komisionin e Murat Mehës. Se çka ka ndodhur në prapaskenat e Nismës dhe AAK si dhe të PDK-së kjo mbetet të shihet ditëve në vijim por ajo që dihet tashmë është që Gjykata Speciale ka vënë në lëvizje të gjithë politikanët e rrezikuar nga kjo gjykatë të cilët me gjasë duan të jenë sa më të dëgjuar ndaj diplomatëve ndërkombëtar në këmbim të faljes nga gjykimi. Gjithashtu dorëzimi i ‘’Celikut’’ dhe ‘’Rambos’’ ka të bëjë edhe me ruajtjen me çdo kusht të pushtetit.

Vlen të përmendet se në të njëjtën mënyrë Limaj dhe Hardinaj patën vepruar mesnatën e lidhjes së befasishme të koalicionit me PDK-në.