A po e kërkon vrasjen e Kurtit, asamblisti Izet Morina përmes postimeve të tij në FB  ? (FOTO)

IZET MORINA FBPërfaqësimi politik si në nivel lokal ashtu edhe atë qendror ka peshën e vet politike dhe morale.

Mirëpo, një pjesë e përfaqësuesve politik janë nën nivelin e përfaqësimit qytetar si nga aspekti politik ashtu edhe ai moral.

Malishevapress ka siguruar foto ku shihen disa postime të asamblistit të PDK-së Izet Morina i cili është edhe shef i grupit të asamblistëve të PDK-së në Malishevë.

Postimet dhe shpërndarjet e tij kanë përmbajtje të dukshme të urrejtjes politike dhe raciste.

Një njërin postim ai ka vendosur foto montazhe fyese kundër kryetarit të vetëvendosjes Visar Ymeri si dhe deputetit të kësaj lëvizje Albin Kurti.

Në një postim tjetër Morina ka vendosur një lajmërim montazhë për vdekjen e deputetit Albin Kurti, mesazh ky i qartë se çfarë i dëshiron Kurtit asamblisti Izet Morina kurse në një postim të radhës ai ka vendosur lajmërimin e vdekjes së Lëvizjes Vetëvendosje si dhe fotografi montazhe të deputetëve të opozitës me përmbajtje fyese.

Përmbajtjet e postimeve të asamblistit Morina përveq se tregojnë mjaft për nivelin e përfaqësimit janë edhe nxitje e urrejtjes ndaj kundërshtarëve politik të cilëve Morina ua kërkon vdekjen me çdo kusht. Një gjuhë të ngjashme kishte përkrahur ditë më parë edhe deputeti i LDK-së Salih Morina i cili kishte bërë pëlqime tek shumë shokë të tij të facebookut të cilët kishin sharë dhe kërcënuar opozitën dhe veprimet e saj.

 

Për më shumë ja fotot:

IZET MORINA FB

IZET MORINA FB 1 izet fb 3